Policia arreston 32 vjeçarin që sulmoi avokatin në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

Policia arreston 32 vjeçarin që sulmoi avokatin në Fushë Kosovë

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 11:20
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar F.S në Mitrovicë pasi i njëjti dyshohet ka qenë i përfshirënë rastin e sulmit ndaj personit zyrtar të ndodhur më datë 28.01.2021 rreth orës 18:00 në rrugën “ Xhemajl Mustafa” në Fushë Kosovë.

Mediat nga burimet mësojn se i dyshuari ka sulmuar avokatin A.SH.

Kjo është komunikata e plotë:

Në zbatim të objektivave të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prishtinës po ndërmerren të gjitha masat policore në drejtim të identifikimit, marrjes e përpunimit të informacioneve, të realizimit të operacioneve policore për goditjen e grupeve kriminale apo individëve të veçantë, të cilët po kryejnë veprime kriminale.

Si vazhdimësi e këtyre veprimeve sot në orët e hershme të mëngjesit u realizua një operacion bastisjeje në “Mitrovicë” me ç’ rast policia arrestoi të dyshuarin;

 F. S, mashkull 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,për të cilin dyshohet me bazë të jetë njëri nga dy të përfshirët në rastin e sulmit ndaj personit zyrtar të ndodhur më datë 28.01.2021 rreth orës 18:00 në rrugën “ Xhemajl Mustafa” në Fushë Kosovë.

Arrestimi i të dyshuarit erdhi si produkt i progresit hetimor të rastit në fjalë ku hetuesit policor duke trajtuar me përkushtim të thellë të gjitha elementet e rastit, kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin si dhe të lokalizojnë vendndodhjen e tij.

Përgjatë bastisjes policia ka sekuestruar;

• Katër telefona celular, si dhe,

• Gjësende të tjera të rëndësisë së veçantë për ndriçimin e plotë të rrethanave të rastit.

Pas arrestimit i dyshuari është dërguar në stacionin policor të Fushë Kosovës ku aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për fazën vijuese hetimore e procedurale .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat