Gjakovari sulmon fizikisht gruan, viktima dërgohet për rehabilitim në psikiatri

Kronikë e zezë

Gjakovari sulmon fizikisht gruan, viktima dërgohet për rehabilitim në psikiatri

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 11:23
Foto ilustrim

Një person është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 22:20, në Gjakovë.

Siç thuhet në raport, bashkëshortja e tij është dërguar në repartin e psikiatrisë për rehabilitim, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull nën dyshimin se i njëjti e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktima femër kosovare e cila është dërguar në repartin e psikiatrisë për rehabilitim. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat