Gjenden 6 çanta me drogë në një fermë mandarinash, arrestohet shqiptari në afërsi të kufirit me Greqinë

Kronikë e zezë

Gjenden 6 çanta me drogë në një fermë mandarinash, arrestohet shqiptari në afërsi të kufirit me Greqinë

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 07:45
Ilustrim

Një sasi e madhe prej 167.5 kg kanabisi i papërpunuar është gjetur në një fermë mandarinash në Rayo, Thesprotia.

Lënda narkotike u gjet nga oficerët e policisë së Prokurorisë së Drogës në Igumenicë.

Gjatë një kontrolli të kryer nga policia në fermë me ndihmën e dy qenve të stërvitur, u gjetën 6 çanta udhëtimi që mbanin 83 pako me kanabis të papërpunuar, me peshë totale 167.5 kg, të fshehura në pemë.

Sakaq policia sekuestroi edhe kartona, afishe, shënues, dylbi, thikë, ushqime, të cilat janë marrë në cilësinë e provës. Një shqiptar është arrestuar si i dyshuari kryesor në këtë skemë.

Ai do të dërgohet në Prokurorin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Thesprotisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat