Burrë e grua shkelen me veturë, dërgohen me urgjencë në QKUK

Kronikë e zezë

Burrë e grua shkelen me veturë, dërgohen me urgjencë në QKUK

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 08:37
QKUK

Një çift është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi vozitësi i një veture i ka godituar ata gjatë ditës së djeshme në Klinë.

Sipas policisë aksidenti ka ndodhur nga pakujdesia e vozitësit të veturës, ndërsa për shkak të lëndimeve të rënda çifti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Një vozitës nga pakujdesia i ka goditur dy këmbësorë, të cilët kanë pësuar lëndime trupore. Ata janë dërguar në Emergjëncë e pastaj në QKUK, për shkak të lëndimeve të rënda”, tha policia.

Express mëson se këmbësorët që u goditën me veturë në Klinë janë burrë e grua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat