Arrestohet në Podujevë personi që po kërkohej nga policia për vjedhje të rënda

Kronikë e zezë

Arrestohet në Podujevë personi që po kërkohej nga policia për vjedhje të rënda

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 09:32
Foto ilustrim

Policia e Kosovës, Stacioni i Podujevës, mbrëmë ka arrestuar një person që ishte në kërkim.

Indeksonline përmes burimeve mëson se personi i kërkuar me inicialet A.F, është i dënuar me 3 vite burg për vjedhje të rënda.

Pas arrestimit A.F është dërguar në vuajtje të dënimit.  

Vlen të theksohet së për një kohë të shkurtër, ky është arrestimi i tretë i personave që janë në kërkim nga Stacioni i Podujevës.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat