Policia konfiskon tri armë zjarri

Kronikë e zezë

Policia konfiskon tri armë zjarri

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 11:37
Ilustrim

Policia e Kosovës në tri lokacione të ndryshme në Prishtinë ka konfiskuar tri armë zjarri.

Dy pistoleta me karikatorë dhe një armë Tanfoglio Giusep, po ashtu me karikator janë konfiskuar, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ky është njoftimi i Policisë:

Rruga C, Prishtinë 06.02.2021 - 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që të i njëjti gjatë një kontrolli është gjetur dhe konfiskuar një armë Tanfoglio Giuseppe dhe një karikator me shtatë fishekë cal.9x21 mm. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Dëshmorët e Gollakut, Prishtinë 06.02.2021 – 10:40. Është shoqëruar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollimit të vendbanimit të tij, i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr. Ismet Krasniqi, Prishtinë 06.02.2021 – 21:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me dy karikator dhe pesë fishek. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat