Arrestohet personi i kërkuar në Podujevë

Kronikë e zezë

Arrestohet personi i kërkuar në Podujevë

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 21:12
Foto ilustrim

Një person i kërkuar nga organet e rendit është arrestuar në rajonin e Podujevës.

Këtë e ka bërë të ditur edhe Policia e Kosovës, derisa arrestimi i tij është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata.

“Rr. 19 Qershori, Podujevë 06.02.2021 – 19:10. Në bazë të urdhëresës së Gjykatës, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, ka thënë PK, pa dhënë detaje tjera.

Ndërkohë, siç mëson Llapi.info, i dyshuari është arrestuar për vjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat