Digjet shtëpia në Breg të Diellit, zjarrfikësve u shpenzohet rezervuari me ujë

Kronikë e zezë

Digjet shtëpia në Breg të Diellit, zjarrfikësve u shpenzohet rezervuari me ujë

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 08:18
Foto ilustrim

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri mbrëmë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Si pasojë e zjarrit është djegur i gjithë kati i tretë i kësaj shtëpie.

Me të marrë informatën në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipet e zjarrfikësve dhe të policisë, por që më pas pati një problem në shuarjen e zjarrit.

Sipas burimeve, zjarrfikësit patën problem në shuarjen e zjarrit pasi u shpenzua uji që posedonin në rezervuar.

Kësisoj u desh që zjarrfikësit e një prej komunave të tjera të ndërhynin dhe të bënin shuarjen e tërësishme të zjarrit.

Deri në orët e para të mëngjesit familjarët kanë qëndruar jashtë shtëpisë, me shpresën se do të arrijnë të shpëtojnë shtëpinë e tyre.

Në rrezik nga ky zjarr ishte edhe një foshnje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat