Aksident trafiku me fatalitet në Pejë

Kronikë e zezë

Aksident trafiku me fatalitet në Pejë

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 08:40
Ilustrim

Një aksident i rëndë trafiku në mes katër automjeteve, dy në lëvizje, dy të parkuara ndodhi së fundi në Pejë.

Si pasojë e këtij aksidenti një person ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar pa shenja jete në emergjencë.

Gjithashtu u theksua se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“Pejë 06.02.2021-23:00. Raportohet për aksident trafiku në mes të katër automjeteve, dy në lëvizje dhe dy të parkuara, dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar nga pakujdesia ka goditë veturën  e viktimës mashkull kosovar. Përpos dëmeve materiale viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ishte dërguar pa shenja jete në emergjencë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në obduksion ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat