Kapet i dyshuari i disa vjedhjeve të kryera në dhjetor

Kronikë e zezë

Kapet i dyshuari i disa vjedhjeve të kryera në dhjetor

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 11:39
Ilustrim

Një i mitur nga Malisheva me 10 dhjetor të vitit të kaluar rreth orës 21:30 dyshohet se kishte kryer disa vjedhje. Por ai  është  identifikuar arrestuar tash nga policia, derisa i janë konfioskuar edhe një armë e stoli ari dhe rasti  ka shkuar në gjykatë. 

Policia njofton se në Malishevë me 10 dhjetor rreth orës 21:30 një i mitur nga Malisheva  dyshohet se kishte kryer disa vjedhje.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur pasi që i njëjti me datën e lartcekur kishte kryer disa vjedhje. Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar një armë AK-47 cal.7.62 me një karikator pa fishekë si dhe stoli ari.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt për vjedhje të rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat