Plagoset me armë zjarri një 39 vjeçar në Prizren

Kronikë e zezë

Plagoset me armë zjarri një 39 vjeçar në Prizren

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 12:10
Foto Ilustrim

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Bazhdarhane të Prizrenit, i plagosur mbeti një person.

Rasti në fjalë është konfirmuar nga Policia e Kosovës në rajonin e Prizrenit, ku edhe është theksuar se personi i plagosur në këtë rast është një 39 vjeçar.

Vesel Gashi nga Policia e Kosovës tha për lajmi.net se rreth orës 08:50 kanë pranuar informacionin se në emergjencë është dërguar një person i plagosur me armë zjarri.

“Njësitet policore menjëherë kanë shkuar në emergjencë edhe kanë kuptuar se i plagosur është V.H, viti i lindjes 1982 siç kanë thënë gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë”, tha ai.

Gjithashtu u theksua se ende nuk janë bërë të ditura rrethanat që kanë çuar deri në plagosjen e këtij personi, por që njësitet policore janë në fazën fillestare të hetimeve dhe se më vonë do të bëhen të ditura detajet shtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat