I dyshuari për plagosjen e 39-vjeçarit në Prizren ndodhet në arrati, detajet e fundit

Kronikë e zezë

I dyshuari për plagosjen e 39-vjeçarit në Prizren ndodhet në arrati, detajet e fundit

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 13:22
Prizren

I dyshuari për plagosjen e V.H., 39-vjeçar, në lagjen Bazhdarhane të Prizrenit ndodhet në arrati.

Plagosja e tij ndodhi mëngjesin e sotëm, teksa viktima është dërguar për trajtim mjekësor.

Sipas zëdhënësit të Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, hetuesit policorë janë “në rrugë të mbarë lidhje me këtë rast”. Teksa nuk tregoi nëse është identifikuar i dyshuari.

Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat që kanë çuar deri në plagosjen e këtij personi, por që njësitet policore janë në fazën fillestare të hetimeve dhe se më vonë do të bëhen të ditura detajet shtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat