Arrestohen dy persona të dyshuar për therjen e 19-vjeçarit në Drenas

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona të dyshuar për therjen e 19-vjeçarit në Drenas

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 17:18
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për therjen me thikë të një 19-vjeçari, ngjarje e cila ndodhi tri ditë më parë, në afërsi të stacionit të autobusëve në Drenas.

Detajet për rastin i ka bërë të ditura për median, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ai tha se të arrestuarit, janë një 2-vjeçar dhe një 18-vjeçar, që të dy shtetas të Kosovës, të cilët tashmë janë dërguar në mbajtje.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, respektivisht njësiti për Hetime të Përgjithshme, sot ka arrestuar dy persona të dyshuar për rastin tentim vrasje që ka ndodhë javën e kaluar në Drenas.  Personat e dyshuar: H. Sh, mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe A.B, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës  Pas intervistimit,  me aktvendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes”, bëri të ditur Ahmeti.

Ndryshe, një i ri, 19-vjeçar është therur në afërsi të stacionit të autobusëve, mesditën e së premtes në Drenas.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Ajo kishte thënë se policia është në kërkim të dy të dyshuarve në lidhje me rastin.

“Rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për një rrahje në progres në afërsi të stacionit të autobusëve në  Drenas. Me të marrë informatën njësitet e stacionit policor kanë dalë në vendin  e ngjarjes dhe po merren me rastin. Bazuar në  informacionet e para dyshohet se një person mashkull 19 vjeç, ka marrë plagë nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Lidhur me këtë rast policia ka identifikuar dy persona të dyshuar dhe është në kërkim të tyre”, tha Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat