I shpallur në kërkim kombëtar, arrestohet 35 vjeçari nga Vlora

Kronikë e zezë

I shpallur në kërkim kombëtar, arrestohet 35 vjeçari nga Vlora

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 08:52
Ilustrim

Një 35 vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar është vënë në pranga nga Policia e Vlorës.

Shtetasi me iniciale K.R, 35 vjeç, banues në Vlorë, ishte shpallur në kërkim.

35 vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat