Theu arrestin shtëpiak, prangoset 41 vjeçari në Devoll

Kronikë e zezë

Theu arrestin shtëpiak, prangoset 41 vjeçari në Devoll

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 08:58
Ilustrim

Një 41 vjeçar është arrestuar në afërsi të fshatit Kurilë të Devollit, pasi kishte thyer masën “Arrest në shtëpi.”

Sipas njoftimit, policia ka ndaluar me qëllim verifikimi automjetin tip “Benz” dhe gjatë kontrollit u konstatua si pasagjer në mjet shtetasi K. H, 41 vjeç, banues në Devoll.

41 vjeçari ishte dënuar për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Shtetasi K. H., u arrestua në flagrancë dhe materialet shtesë në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat