Një i vdekur dhe një i lënduar në aksidentin e djeshëm në Zveçan

Kronikë e zezë

Një i vdekur dhe një i lënduar në aksidentin e djeshëm në Zveçan

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 09:10
Foto ilustrim

Një i vdekur dhe një i lënduar është bilanci i një aksidenti të rëndë që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Zveçan.

Rasti ka ndodhur rreth orës 13:25.

I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal.

Me konsultim të prokurorit dhe kërkesën e familjarëve trupi i pa jetë u është liruar familjarëve për ceremoni.

"Zveçan 08.02.2021 – 13:25. Është raportuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhë në mes të dy automjeteve një person mashkull kosovar ka humbur jetën dhe një tjetër mashkull kosovar është lënduar dhe është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse. Me konsultim të prokurorit dhe kërkesën e familjarëve trupi i pa jetë u është liruar familjarëve për ceremoni", ka thënë Policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat