Sulmohet punëtori i QKMF-së në Klinë, arrestohet një person

Kronikë e zezë

Sulmohet punëtori i QKMF-së në Klinë, arrestohet një person

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 09:12
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Klinë për shkak se në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare e kishte sulmuar fizikisht në vendin e punës viktimën, punëtor teknik.

Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se një person është arrestuar dje në Klinë për shkak se në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare e kishte sulmuar fizikisht në vendin e punës viktimën mashkull kosovar (punëtor teknik).

I dyshuari kishte qenë nën ndikim të alkoolit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Më poshtë raporti i plotë nga Policia:

Klinë 08.02.2021 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare e kishte sulmuar fizikisht në vendin e punës viktimën mashkull kosovar (punëtor teknik). I dyshuari kishte qenë nën ndikim të alkoolit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat