​Kontrabandim me migrantë, një muaj paraburgim për të dyshuarin

Kronikë e zezë

​Kontrabandim me migrantë, një muaj paraburgim për të dyshuarin

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 15:12
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit D.S, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale kontrabandim me migrantë e mbetur në tetnativë.

Sipas gjykatës, më datë 12.05.2018, në Serbi, me qëllim që vetes t’i sjellë dobi financiare të kundërligjshme, paraprakisht merret vesh me prindin e viktimës së mitur, që të njëjtën në mënyrë të kundërligjshme ta dërgojë në Gjermani, në rrugë ilegale, për një shumë të parave, ku e merr viktimën dhe në mënyrë të kundërligjshme e kalojnë kufirin, pajisen me dokument të rremë identifikimi e pastaj tentojnë të kalojnë kufirin për në shtet të BE-së por, ndalohen nga policia në pikë kufitare.

“Me këto veprime i pandehuri D.S kishte për të kryer veprën penale kontrabandim me migrantë e mbetur në tentativë nga neni 170 par. 1 lidhur me nenin 28 dhe 31 të KPRK-së. I pandehuri D.S, është arrestuar jashtë shtetit sipas urdhër arrestit ndërkombëtar të Gjykatës Themelore në Pejë, i njëjti është ekstraduar në shtetin e Kosovës dhe është sjellë para gjykatës. Gjyqtari i procedurës paraprake, pas shqyrtimit të propozimit të prokurorisë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak konstatoi se kërkesa e prokurorit është e bazuar dhe në masën e duhur e arsyetuar, për këtë arsye të pandehurit iu caktua masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji pasi që, gjykata vlerësoi se ekziston dyshimi se i pandehuri e ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet dhe se me gjetjen e mundshme të tij në liri, ekziston rreziku real që të ik për faktin se i njëjti deri më tani ka qenë në arrati. Gjithashtu, i me gjetjen e të pandehurit në liri, i njëjti mund të ndikoj në ndryshimin e deklaratës së të miturës dhe dëshmitarëve të tjerë që do të dëgjohen në drejtim të dhënies së dëshmive në favor të tij, ashtu që me këto veprime do t’i shmanget përgjegjësisë penale dhe do ta pengoj rrjedhën normale të procedurës penale. Andaj, nga të lartcekurat gjykata ka vlerësuar se me masën e arrestit shtëpiak do të arrihet prania e të pandehurit në procedurë gjatë gjithë procedurës penale përkatësisht, do të mundësohet rrjedha normale dhe e pa penguar e procedurës në vazhdim”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat