Aksident në Drenas, lëndohet edhe një foshnje

Kronikë e zezë

Aksident në Drenas, lëndohet edhe një foshnje

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 07:41
Foto ilustruese

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në Drenas ku si pasojë është lënduar edhe një foshnje.

Media ka mësuar se aksidenti ndodhi në fshatin Krajkovë, ku një grua derisa ishte duke drejtuar veturën Range Rover me targa vendore nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë se lëvizjes është aksidentuar.

 Si pasoje e aksidentit lëndime trupore kane pësuar drejtuesja e veturës, tri femra dhe një foshnje.

Të gjithë të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat