455 gjoba për mosrespektim të masave anti-pandemi

Kronikë e zezë

455 gjoba për mosrespektim të masave anti-pandemi

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 08:55
Foto ilustrim

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 455 gjoba për shkak të mosrespektimit të masave anti-COVID.

17 persona u arrestuan, shtatë persona u dërguan në mbajtje dhe pesë në vuajtje të dënimit.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 17 aksidente trafiku me të lënduar dhe 27 aksidente me dëme materiale.

Po ashtu Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1 mijë e 146 tiketa trafiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat