Falsifikim i parasë, arrestohet i dyshuari

Kronikë e zezë

Falsifikim i parasë, arrestohet i dyshuari

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 09:29
Foto ilustrim

Hetuesit policor nga stacioni policor në Shtime, kanë arritur që të arrestojnë personin e dyshuar se ka kryer veprën penale falsifikim i parasë.

Rasti ka ndodhur me 23.01.2021, në rrugën ,,Adem Jashari” në një pompë derivatesh në Shtime , ku i dyshuari, E.K. (m/ Kosovar 23 vjeç) kishte këmbyer 2.500 dollar amerikan në kundërvlerë prej 2.037,50 euro.

Pas raportimit të rastit janë ndërrmarë veprimet e duhura policore dhe pas egzaminimit laboratorik të dollarëve amerikan ato kanë rezultuar të falsifikuara.

I dyshuari në prezencë të avokatit ka pranuar në tërësi veprën e kryer dhe pas intervistimit,me urdhër të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat