Aksident në Deçan, tetë persona të lënduar – tre në gjendje më të rëndë

Kronikë e zezë

Aksident në Deçan, tetë persona të lënduar – tre në gjendje më të rëndë

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 22:03
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Deçan, ku si pasojë tetë persona kanë përsuar lëndime trupore.

Tre nga të lënduarit vlerësohet se janë në gjendje më të rëndë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sonte rreth orës 08:10 në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan ka ndodhur një aksident trafiku, ku të involvuara kanë qenë dy vetura. Tetë persona kanë pësuar lëndime trupore, dhe të gjithë janë dërguar me emergjencë në Spitalin Rajonal për trajtim. Mjeku ka vlerësuar se tre prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore”, tha Gashi 

Në vendin e ngjarjes kanë dalur tashmë njësiti i hetimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat