​Një muaj paraburgim për falsifikim të parave

Kronikë e zezë

​Një muaj paraburgim për falsifikim të parave

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 14:07
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës një muaj paraburgim kundër të pandehurit E.K. shtetas i Kosovës, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale falsifikim i parave.

I pandehuri më 23 janar 2021, në Shtime ka vënë në qarkullim para të falsifikuara, në atë mënyrë që ka pranuar 2.500 dollarë nga një person ende i panjohur, me të cilin janë marrë vesh që t’i këmbejë në euro për një shpërblim prej 100 euro.

Pastaj me këtë person kanë ardhur me veturë deri në Shtime, me ç'rast i pandehuri ka hyrë në lokalin "Aral Këmbimore", ku ka dorëzuar 50 bankënota në vlerë me nga 50 dollarë amerikanë të falsifikuara, për t’i këmbyer në euro, me ç'rast i dëmtuari J.R. i ka dhënë 2.037,50 euro, e pastaj është larguar në drejtim të panjohur.

Palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtyn ekzekutimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat