Dy të lënduar në një aksident trafiku në Veternik

Kronikë e zezë

Dy të lënduar në një aksident trafiku në Veternik

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 21:06
Veternik

Dy persona kanë marrë lëndime pas një aksidenti në komunikacion në të cilin janë përfshirë tri vetura.

Aksidenti ka ndodhur në pjesën e autostradës Veternik-Bresje.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 17:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku në pjesën e autostradës Veternik-Bresje. Të përfshira në aksident janë tri vetura, si pasojë e aksidentit dy persona janë lënduar”, ka thënë Krasniqi.

Sipas tij, njësia e trafikut e autostradës është duke u marrë me aksidentin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat