Detaje nga vrasja në Mitrovicë: Viktima është një 23-vjeçar

Kronikë e zezë

Detaje nga vrasja në Mitrovicë: Viktima është një 23-vjeçar

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 23:51
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një person i moshës 23-vjeçare ka mbetur i vrarë gjatë mbrëmjes së sotme në qytetin e Mitrovicës. Si pasojë e të shtënave të armëve, 23-vjecari raportohet të ketë vdekur në vendin e ngjarjes. Ndërkohë dy persona të tjerë janë plagosur.

Detaje për vrasjen e këtij të riu kanë dhënë nga policia rajonale e Mitrovicës.

“Sonte  rreth  orës 22:20, policia  ka marrë informacion për të shtëna  me arme zjarri në  rrugën ‘Bislim Bajgora’ në Mitrovicë.  Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Sipas policisë, bazuar në të dhënat fillestare, nga arma e zjarrit  janë plagosur tre persona, si pasojë  njëri nga te plagosurit i moshës 23 vjeçare ka vdekur, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku, ndërsa dy të plagosurit tjerë janë dërguar në QKUK për trajtim te mëtejmë mjekësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat