Qeni i tërbuar hyn në një shtëpi në Skenderaj dhe kafshon një anëtar të Policisë, njoftohet Policia

Kronikë e zezë

Qeni i tërbuar hyn në një shtëpi në Skenderaj dhe kafshon një anëtar të Policisë, njoftohet Policia

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 11:34
Foto ilustruese

Një person në Skenderaj ka pësuar lëndime nga kafshimi i qenit.

Sot rreth orës 07:00, policia në Skenderaj ka pranuar një thirrje emergjente, ku anëtarët e një familje ne fshatin Klinë e Epërme ishin të rrezikuar dhe bllokuar si pasojë e agresivitetit dhe sulmit nga një qen i tërbuar që kishte hyrë në oborrin e tyre, ku një nga anëtarët e familjes kishte pësuar lëndime nga kafshimi i qenit.

Në komunikatën e Policisë thuhet se edhe zyrtarët policorë kanë qenë të rrezikuar nga qeni i tërbuar.

“Në rrethana të një situate të tillë, me qëllim të parandalimit dhe evitimit të rrezikut nga qeni, zyrtarët policorë në mënyrë të kontrolluar janë detyruar të bëjnë zbrazje të armës në drejtim të neutralizimit të agresivitetit të qenit. Pas veprimeve të ndërmarra janë krijuar rrethana për t’i ofruar tretman mjekësor personit të lënduar nga kafshimi i qenit të tërbuar”, thuhet në komunikatën e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat