Një muaj paraburgim të miturit për dhunë në familje dhe sulm ndaj personit zyrtar

Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim të miturit për dhunë në familje dhe sulm ndaj personit zyrtar

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 11:02
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar një muaj paraburgim të miturit për dhunë në familje dhe sulm ndaj personit zyrtar,

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të miturit H.L., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së Paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se më 13 shkurt, ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij, fillimisht duke i kanosur verbalisht, e më pas edhe e ka sulmuar babanë e tij, dhe më pas ka ndërmarrë veprime për ta djegur edhe objektin kolektiv ku i njëjti banon me familje.

Gjithashtu i mituri ditën kritike ka rezistuar edhe zyrtarëve Policor ashtu që duke i sulmuar njërit i shkakton edhe lëndime trupore dhe në vazhdimësi ka shfaqur agresivitet ndaj zyrtarëve policor dhe ndaj babait të tij .

“Gjykata duke pasur parasysh mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se janë kryer veprat penale,, dhe nga karakteristikat personale të të miturit i cili ka vepruar nën ndikim të narkotikëve, dhe nga sjellja e mëparshme e tij i cili është i regjistruar edhe si kryerës i shumë veprave penale, përfshirë edhe raste të dhunës në familje dhe disa vepra tjera kryesisht të kësaj natyre, Gjykata konsideron se nëse i mituri lihet në liri është e mundshme të përsëritet edhe ndonjë vepër penale me pasoja më të rënda, andaj janë plotësuar kushtet për caktimin e masës së paraburgimit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat