Policia konfiskon 200 euro të falsifikuara në Gjilan

Kronikë e zezë

Policia konfiskon 200 euro të falsifikuara në Gjilan

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 11:14
Foto ilustrim

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se ka konfiskuar 200 euro të dyshuara si të falsifikuara në Gjilan.

Rasti i parë ka ndodhur në rrugën Malishevë-Gjilan ku viktima ka njoftuar se në marketin e tij, dy të dyshuar të pa njohur kanë paguar me një monedhe prej 100€ e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar. Rasti nën hetime.

Kurse rasti tjetër ka ndodhur në Lagjen Arbëria po ashtu në Gjilan, ku viktima ka njoftuar po ashtu se në marketin e tij dy të dyshuar të pa njohur kanë blerë gjëra ushqimore të cilat i kanë paguar me një monedhe prej 100€ e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Monedha e dyshuar është konfiskuar. Rasti nën hetime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat