​Nën kërcënim të armës, gruas në Prishtinë i grabitën 1 mijë euro

Kronikë e zezë

​Nën kërcënim të armës, gruas në Prishtinë i grabitën 1 mijë euro

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 11:30
Foto Ilustrim

Një person i maskuar dhe i armatosur ka kërcënuar një grua në Prishtinë derisa ishte duke punuar në vendin e saj të punës. Nën kërcënimin e armës, asaj iu grabitën një mijë euro para të gatshme.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se i dyshuari pas grabitjes ishte larguar në drejtim të panjohur.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa kishte qenë në vendin e punës, aty kishte hyrë një person i maskuar dhe i armatosur me armë zjarri i cili duke e kanos viktimës ia kishte grabitë 1000 (njëmijë euro) para të gatshme.

I dyshuari pas grabitjes ishte larguar në drejtim të panjohur. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat