Policia në Prizren arreston dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë

Kronikë e zezë

Policia në Prizren arreston dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 17:54
Foto ilustrim

Sot rreth orës 14:00, hetuesit e policisë në Prizren kanë identifikuar dhe lokalizuar vend-qëndrimin e dy të dyshuarve për vjedhje të rëndë, D.T (1963) dhe I.G (1997).

Të njëjtit janë arrestuar në fshatin Sërbic e Ulët dhe janë shoqëruar në polici për intervistim.

Arrestimi i tyre është bërë për shkak të ekzistimit të dyshimit të arsyeshëm se të njëjtit në bashkëveprim, me datë 27 janar 2021 rreth orës 13:00 kanë depërtuar me përdorim force në shtëpinë e viktimës.

Të dyshuarit kishin vjedhur vegla pune të ndryshme në vlerë rreth 4000 Euro.

Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare.

Policia ka njoftuar se njëri nga të dyshimtit e ka pranuar veprën e cila i ngarkohet.

Tek të dyshuarit janë gjetur gjësendet e vjedhura të cilat janë sekuestruar nga ana e krim teknikut në cilësinë e provës materiale.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me aktvendim të të cilit, dy të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë dhe kundër tyre do të ngritët Kallëzim Penal për vjedhje të rëndë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat