“Po e keqtrajton fëmijën tash e tre muaj”/ Burri e raporton gruan në polici

Kronikë e zezë

“Po e keqtrajton fëmijën tash e tre muaj”/ Burri e raporton gruan në polici

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 09:23
Foto ilustruese

Një rast i pazakontë ka ndodhur dje në fshatin Çagllavicë të Graçanicës.

Atje, një burrë e ka raportuar në polici bashkëshorten e tij për keqtrajtim të fëmijës.

Media ka arritur që të sigurojë provat e këtij rasti.

Ndër të tjera, në deklaratën e dhënë para hetuesve policorë, ai ka thënë se gruaja e tij e ka keqtrajtuar fëmijën e tyre në vazhdimësi këta tre muajt e fundit.

E dyshuara është arrestuar nga policia dhe me vendim të prokurorit, është dërguar për tretman psikiatrik e më pas në mbajtje për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat