E mitura nga Deçani sulmon familjarin, intervenon policia

Kronikë e zezë

E mitura nga Deçani sulmon familjarin, intervenon policia

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 11:41
Ilustrim

Pasditën  e martë brenda një fmailje në Deçan ka plasur sherri ku një e mitur ka sulmuar një mashkull.

Për rastin janë informuar forcat e rendit të cilat të dyshuarën e kanë dërguar në repartinë e psikiatrisë për trajtim. Derisa rasti po hetohet si dhunë në fmailje.

Policia njofton se në Deçan me 16 shkurt rreth orës 14:00, është arrestuar e dyshuara femër  kosovare e mitur, pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull shqiptar i Kosovës.  

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në QKMF Deçan. 

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që e dyshuara të dërgohet në repartin e psikiatrisë pasi që e njëjta ka probleme mendore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat