Pejë: U raportua si e zhdukur, viktima telefonon dhe tregon se u detyra të martohet

Kronikë e zezë

Pejë: U raportua si e zhdukur, viktima telefonon dhe tregon se u detyra të martohet

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 11:31
Foto Ilustrim

Një rast aspak i zakonshëm është raportuar të ketë ndodhur në rajonin e Pejës.

Dy ankueset femra kanë raportuar se motra e tyre është larguar nga shtëpia dhe derisa ishin duke raportuar rastin viktima ka telefonuar motrën nga një numër telefoni i jashtëm duke thënë se është martuar.

Por pas pak e njëjta ka dërguar një sms me zë ku ka deklaruar se nuk kishte zgjidhje tjetër sepse i dyshuari i kishte kërkuar para nga viktima.

“Rasti është duke u hetuar derisa tani për tani s’ka informacione më shumë nga viktima e rastit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat