Kanosin njëri tjetrin me vrasje në Lipjan, arrestohen nga policia

Kronikë e zezë

Kanosin njëri tjetrin me vrasje në Lipjan, arrestohen nga policia

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 12:02
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar pasi kanë kanosur njëri tjetrin me vrasje pas një mosmarrëveshje mes vete.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 19:45 në fshatin Janjevë, në Lipjan.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi të njëjtit dyshohet se kanë kanosur njëri tjetrin me vrasje lidhur me një mosmarrëveshje mes vete.

Me konsultim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat