Arrestohet 29 vjeçari për gjuajtje me armë dhe plagosje te rruga “B”

Kronikë e zezë

Arrestohet 29 vjeçari për gjuajtje me armë dhe plagosje te rruga “B”

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 15:09
Foto Ilustrim

Një 29 vjeçar është arrestuar lidhur me rastin e gjuajtjes më armë në mbrëmjen e së mërkurës që ndodhi në rrugën “B” në Prishtinë e ku mbetën të plagosur dy persona, një nga ta një kalimtare.

Policia raporton se njëri nga të dyshuarit nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policor dhe në vazhdimësi ka shtënë me armë zjarri e për çka thonë se njëri nga policët është obliguar që të gjuaj me armë në drejtim të të dyshuarit. Kështu ka bërë të ditur edhe sot Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media.

“Mbrëmë rreth orës 22:00 kemi pranuar informatën për një gjuajtje me armë në rrugën “B” në Prishtinë. Rastit i janë përgjigjur njësiti policor që gjendej në një pikë kontrolli në afërsi të vendit të ngjarjes. Pas intervenimit policor edhe përkundër dhënies së urdhrave verbal , njëri nga personat e dyshuar nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policor dhe në vazhdimësi ka shtënë me armë zjarri në drejtime të ndryshme dhe ka plagosur edhe një kalimtar rasti. Duke marrë në konsideratë faktin se veprimet e të dyshuarit përbënin një kërcënim të drejtpërdrejtë dhe potencialisht të rrezikshëm për qytetarët dhe për vet zyrtarët policor, polica domosdoshmërish janë detyruar të përdorin armën e zjarrit me qëllim të neutralizimit të veprimeve të tilla të rrezikshme të të dyshuarit si dhe për ta vënë të njëjtin nën kontroll, me ç rast është plagosur personi i dyshuar. Personit të dyshuar po ashtu i është sekuestruar arma e përdorur në rast”, tregon policia.

Ndërsa personat e lënduar kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

I arrestuari është R.R.

“Personit të dyshuar, R. R, mashkull, 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i është shqiptuar masa e ndalimit ndërkohë që nga hetuesit po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme policore rreth këtij rasti. Strukturat Policore të Drejtorisë Rajonale të Prishtinës në kuadër të veprimtarisë për përmbushjen e misionit për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike, do të jenë vazhdimisht të angazhuara për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale si dhe vënien para drejtësisë së personave të implikuar në aktivitetet kriminale”, thuhet në komunikatë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat