Aksident trafiku në rrugën Lipjan -Shtime, pesë persona të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident trafiku në rrugën Lipjan -Shtime, pesë persona të lënduar

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 18:45
Foto ilustrim

Një aksident komunikacioni ka ndodhur në rrugën Lipjan-Shtimë, ku si pasojë e asindetit pesë persona janë lënduar.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Rreth orës 18:00, në rrugën Lipjan -Shtime, ka ndodhur një aksident i komunikacionit në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit janë lënduar 5 persona.

Me rastin po merren hetuesit policor nga njësiti i trafikut”, ka bërë të ditur, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat