Viti: Kapet duke fshehur drogën në oborrin e shtëpisë, arrestohet nga policia

Kronikë e zezë

Viti: Kapet duke fshehur drogën në oborrin e shtëpisë, arrestohet nga policia

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 20:29
Foto ilustrim

Zyrtarët e Stacionit Policor në Viti gjatë patrullimit në rrugën Pozheran – Viti, e kanë vërejtur një person të dyshimtë pranë shtëpisë së tij.

I dyshuari në momentin që e ka vërejtur policinë ka nis të ikë.

Policët që ishin në ndjekje të tij hyn në oborrin e shtëpisë së të dyshuarit, ku u has duke i fshehur katër paketime me substancë të dyshuar narkotike.

Kështu për Klan Kosova tha Ismet Hashani, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit.

Hashani tha se pas bastisjes së shtëpisë dhe objeteve përcjellëse janë kapur 127 paketime me substancë të dyshuar narkotike në dy kavanoza.

“Më pas me urdhër te Prokurorit te Shtetit dhe ne bashkëpunim me njesitin anti-drog nga Shtabi Qendror është bastisë shtëpia dhe objektet përcjellëse ku pas shtëpisë së përsonit të dyshuar është gjetur dhe sekuestruar në dy kavanoz prej qelqi një sasi e substancës së dyshuar narkotike 127 paketime me substancë të dyshuar narkotike”.

Ai shtoi se i dyshuari u dorëzua njësisë anti-drogë për hetim të mëtejmë.

“I dyshuari është arrestuar dhe së bashku me substancën e dyshuar narkotike ju është dorëzuar njësisë antidrogë për hetim të mëtejmë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat