​Një vit burgim për të akuzuarin që vodhi në market

Kronikë e zezë

​Një vit burgim për të akuzuarin që vodhi në market

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 11:30
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarit M.R., për shkak se në vitin 2018, së bashku me persona të tjerë kishte thyer një market dhe nga aty marrin para nga arka dhe gjësende tjera në vlerë prej dyqindetridhjetetetë euro.

Sipas gjykatës më datë 4 nëntor 2018, pas mesnate, në Prizren, në një lokal – market, duke vepruar edhe me persona tjerë, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo për personin tjetër, thyejnë lokalin, në atë mënyrë që duke vepruar me forcë, i pandehuri M.R., hap derën e hyrjes së lokalit dhe hyn në lokal, dhe nga aty marrin para nga arka dhe gjësende tjera në vlerë prej dyqindetridhjetetetë euro dhe më pas largohen nga vendi i ngjarjes me veturë, e cila veturë është hasur tek i pandehuri edhe në një rast tjetër – vjedhje e rëndë në qytetin e Gjakovës, ku edhe janë hasur në flagrancë.

“Andaj Gjykata të akuzuarin M.R., e gjykon me dënim me gjobë në shumën prej pesëqind euro, dënim me burgim në kohëzgjatje prej një viti, i cili dënim do të ekzekutohet në afatin ligjor prej pesëmbëdhjetë ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i rastit ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar. Për të akuzuarin M.R. Gjykata kishte lëshuar urdhëresat, dhe pas sjelljes nga ana e Policisë së Kosovës, në shqyrtim gjyqësor i akuzuari M.R. e ka pranuar fajësinë për veprën penale për të cilën akuzohej”, thuhet në komunikatë.

Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat