Shfrytëzuan për prostitucion dy rumune, shkon në dy numri i të arrestuarve

Kronikë e zezë

Shfrytëzuan për prostitucion dy rumune, shkon në dy numri i të arrestuarve

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 11:36
Foto ilustrim

Shkon në dy numri i të arrestuarve lidhur me operacionin e nisur një javë më parë kundër shfrytëzimit të prostitucionin.

Policia bëri ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim T. M., 26 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe ”Plagosja e lehtë me dashje”. 

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin J. D, i arrestuar një javë më parë, me premtimin për martesë dhe për t’u larguar në vendet e BE-së, kanë sjellë në Shqipëri dy shtetase rumune, të cilat dyshohet se i kanë shfrytëzuar seksualisht me persona të tjerë.  

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat