Arrestohet një shtetas sirian në Lipjan

Kronikë e zezë

Arrestohet një shtetas sirian në Lipjan

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 12:38
Ilustrim

Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një shtetas sirian në qytetin e Lipjanit.

Sipas raportit 24 orësh të policisë së Kosovës, shtetasi sirian ka sulmuar një shtetas palestinez në Qendrën e Azilit.

Ndërsa, me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Ky është njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

“Lipjan, 19.02.2021-16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas sirian pasi qe i njëjti pas një mosmarrëveshje në Qendrën e Azilit ka kanosur viktimën mashkull shtetas palestinez. Me vendim te prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat