Digjet një kamionetë rrugës në Gjilan, pronari e vlerëson dëmin mijëra euro

Kronikë e zezë

Digjet një kamionetë rrugës në Gjilan, pronari e vlerëson dëmin mijëra euro

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 09:26
Foto ilustrim

Në rrugën “Hysen Zhuli” në Gjilan është djegur një kamionetë.

Media ka mësuar nga burimet se automjeti është djegur dje në rrethana ende të panjohura.

Pronari i kamionetës kishte njoftuar se është djegur në tërësi automjeti i tij me targa vendore, e cila ishte e parkuar në rrugë, afër shtëpisë.

Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar e fikur zjarrin.

Vlera e dëmit sipas ankuesit është rreth 3000 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat