Pejani rreh të dashurën, e bën për spital

Kronikë e zezë

Pejani rreh të dashurën, e bën për spital

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 09:38
Foto ilustrim

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se në komunën e Pejës, një i dyshuar mashkull ka ushtruar dhunë fizike ndaj të dashurës së tij.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe me pas është liruar për në shtëpi. I dyshuari ka rezultuar se ka qenë nën ndikim të alkoolit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj të dashurës së tij viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe me pas është liruar për në shtëpi. I dyshuari ka rezultuar se është në ndikim të alkoolit me 0.84 promil.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalet për 48 orë. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat