Dy raste të posedimit të substancave narkotike në Prishtinë

Kronikë e zezë

Dy raste të posedimit të substancave narkotike në Prishtinë

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 09:57
Foto ilustrim

Dy raste të posedimit të narkotikeve janë raportuar të kenë ndodhur mbrëmë në Prishtinë.

Rasti i parë ka ndodhur në rrugën “Struga”, rreth orës 21:00, ku një njësitet policore pasi kanë ndaluar një veturë, gjatë kontrollit tek i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një qese të dyshuar me substancë narkotike, por që nuk dihet pesha e saj.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

Rasti tjetër ka ndodhur rreth orës 22:00 në rrugën “Xheladin Hana”.

Njësitet policore pasi kanë ndaluar një veturë, gjatë kontrollit të dy të dyshuar, kanë gjetur dhe konfiskuar një thikë dhe dy qese të dyshuar me substancë narkotike, por që nuk dihet pesha e saj.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat