Kontrabandohen ekran të televizorit, kamera e xhama të telefonit nga Maqedonia

Kronikë e zezë

Kontrabandohen ekran të televizorit, kamera e xhama të telefonit nga Maqedonia

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 10:09
Foto ilustrim

Policia ka ndaluar një person, pasi dyshohet se po kontrabandonte mallra nga Maqedonia e Veriut.

Siç njofton PK, mallrat e kontrabanduara janë: 1430 ekran të televizorit, 4020 çipa të ndryshëm, 1000 xhama për telefona, 1700  kamera.

Njoftimi i policisë:

Patrulla policore ka ndaluar një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit ka vërejtur se në veturë ka disa mallra të kontrabanduara përmes rrugëve dytësore nga Republika e Maqedonisë Veriore në Republikën e Kosovës. Mallrat e kontrabanduara janë: 1430 (një mijë e katër qind e tri dhjet) ekran të televizorit, 4020 (katër mijë e njëzet) çipa të ndryshëm, 1000 (një mijë) xhama për telefona, 1700 (një mijë e shtatë qind) kamera. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat