Grinden dy persona mes veti, njëri e ngritë zërin shumë e tjetri e denoncon

Kronikë e zezë

Grinden dy persona mes veti, njëri e ngritë zërin shumë e tjetri e denoncon

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 10:36
Ilustrim

Një rast interesant është raportuar në Policinë e Kosovës gjatë ditë së djeshme.

Fjala është për një grindje verbale mes dy personave në Mitrovicën e Veriut.

Për shaka të rritjes së zërit gjatë diskutimit, njëri nga personat e përfshirë në këtë grindje verbale e ka denoncuar rastin në polici.

“Fsh. Banjska, Mitrovica e Veriut 20.02.2021  – 11:55. Raportohet se në oborrin e ankuesit M/ kosovar ka ndodhur vepra  e lartcekur nga ana e të dyshuarit M/ kosovar. Dyshohet se në atë moment  i dyshuari ka pasur sjellje arrogante me ngritje të zërit iu ka drejtuar ankuesit të lartcekur kosovar. Nuk ka pasur kontakt fizik mes ankuesit dhe të dyshuarit. Rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat