Vdes këmbësori që u godit nga vetura në Podujevë

Kronikë e zezë

Vdes këmbësori që u godit nga vetura në Podujevë

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 20:51
Ilustrim

Një person ka vdekur pasi është goditur nga një veturë në fshatin Shakovicë të Podujevës.

Rastin e ka konfirmuar për media, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se këmbësori ishte dërguar për tretman mjekësor por i njëjti nuk ka arritur të përballoj plagët e shkatuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë.

“Rreth orës 19:30, në fshatin Shakovicë të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në levizje dhe një këmbësor. Të nderuar ju njoftojmë se këmbësori V.A. mashkull 67 vjeç, i lënduar në aksident nuk ka arrit të përballoj plagët e shkatuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Qendrën e Mjekësisë në Podujevë. Bazuar në informatat e fundit të pranuara nga vendi i ngjarjes tretman mjekësor ka kërkuar edhe një person tjetër (pasagjer në veturën e përfshirë në aksident)”, tha Ahmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat