​Tentojnë të hyjë me armë në Shqipëri, tre të arrestuar

Kronikë e zezë

​Tentojnë të hyjë me armë në Shqipëri, tre të arrestuar

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 12:20
Foto ilustrim

Një shtetas i Kosovës dhe dy shtetase të Shqipërisë janë arrestuar në pikë kalimin kufitar në Morinë, pasi gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip "Girsan" dhe 17 fishekë.

Sipas policisë, në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve F. G., 34 vjeç, banues në Kosovë, D. F., 36 vjeçe dhe M. Q., 40 vjeçe, banuese në Tiranë.

Ata dyshohen për veprën penale "Trafikimi i armëve dhe i municionit", kryer në bashkëpunim.

Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat