Arrestohet prizrenasi, mashtroi një qytetar se është sigurim i Kuvendit duke i kërkuar afro tre mijë euro

Kronikë e zezë

Arrestohet prizrenasi, mashtroi një qytetar se është sigurim i Kuvendit duke i kërkuar afro tre mijë euro

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 08:49
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prizren, pasi që i njëjti kishte mashtruar viktimën mashkull se është sigurim në Kuvendin e Kosovës.

Policia bën të ditur se i dyshuari kishte kërkuar nga viktima para në vlerë prej 2 mijë e 650 euro.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ishte prezantuar se punon në sigurim të Kuvendit të Kosovës dhe e kishte mashtruar viktimën mashkull kosovar, duke i kërkuar 2650 euro, i kishte premtuar se do t’i ndihmojë një personi për ta nxjerr nga burgu, pasi që sipas tij i njeh prokurorët dhe gjyqtarët”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se me urdhër të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat