Zhduken vëlla e motër në Rahovec

Kronikë e zezë

Zhduken vëlla e motër në Rahovec

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 08:18
Foto ilustruese

Nuk janë të rralla rastet kur në polici raportohen persona të zhdukur. Zakonisht personat për gjetjen e të cilëve kërkohet ndihma e policisë janë të moshuar ose të mitur.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe dje në fshatin Vranjakë të Rahovecit.

Media mëson nga burimet brenda policisë se një burrë ka raportuar pasdite në polici se i kanë humbur dy fëmijët e tij, djalë dhe vajzë.

Sipas tij, fëmijët kanë dalë nga shtëpia dhe askush më nuk di asgjë për vendndodhjen e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat