Katër të lënduar në një aksident në Vetërnik

Kronikë e zezë

Katër të lënduar në një aksident në Vetërnik

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 09:52
Foto ilustrim

Katër persona janë lënduar në një aksident në Vetërnik.

Të përfshira ishin dy automjete.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.

“Rreth orës 08:30 është raportuar për një aksident në lagjen Veterniku në Prishtinë. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e këtij aksidenti katër persona kanë pësuar lëndime dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat